Gara hapet me Norvegjinë: Kyle Alessandro këndon ‘Lighter’, mes zjarrit dhe energjisë.
Vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, kantautori është frymëzuar nga muzika popullore norvegjeze dhe nga langeleik-u, një instrument tradicional folklorik.
Koreografi të mbushura me flakë dhe entuziazëm – ai është konkurrenti më i ri në moshë. Norvegjia e ka fituar tre herë Eurovizionin.
Ka nisur Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ që po zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre, të cilët do të garojnë këtë mbrëmje.
26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.
