Finalja e edicionit të gjashtë të spektaklit të njohur “She’s On Top” është mbyllur mes emocionesh të forta dhe një gare të ngushtë mes konkurrenteve, duke kurorëzuar Rigelda Totrajn si fituese të madhe.

Në një natë finale plot stil, energji dhe tension, Rigelda arriti të dalë në krye të “Top 5”-shes, duke lënë pas Artën, Brisin, Antonelën dhe Marigonën – të gjitha pretendente të forta për çmimin e parë.

Pas një sezoni të mbushur me sfida, trajnime dhe momente të paharrueshme, Rigelda arriti të bindë jurinë dhe publikun se ajo ishte vajza që meritonte të ishte “On Top”. Spektakli, i cili është kthyer në një trampolinë për shumë të reja që ëndërrojnë një karrierë në modeling, mbylli kështu një kapitull tjetër të suksesshëm.

Rigelda Totraj tashmë i shtohet listës së fitueseve që pritet të shkëlqejnë në industrinë e modës dhe të ndjekin rrugën drejt suksesit ndërkombëtar./// TCH