Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Rizarta Hoxha, ka festuar 22 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.
Por jo vetëm kaq, pasi blogerja ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet ajo me tortën e ditëlindjes. Krahas këtij postimi, Rizarta ka shkruar edhe dy fjalë zemre.
“E vogla Rizi,
(Së pari, fiqtë vazhdojnë të jenë fruti i preferuar)
Mosha 21-vjeçare ishte një spektakël momentesh. Këto të fundit po formojnë te ti gruan që aspiron të bëhesh.
Mësimi i këtij viti: Drita jote është fuqia më e madhe që zotëron. Nuk ka rëndësi sa errësirë ka përreth.
E more frikën me vete në çdo hap që hodhe dhe jam krenare për ty.
Je e ndërtuar me grimca dashurie dhe kaq të mjafton të arrish çdo gjë vlerëson dhe dëshiron në jetë.
Gruaja që po bëhesh po të kushton njerëz dhe kohë. Vazhdo ta zgjedhësh para gjithçkaje.🤍”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.