Ylli i “OnlyFans”, Lil Tay, ka reaguar duke thënë se është keqkuptuar rreth një deklarate që ka bërë për gratë.

18-vjeçarja, e cila fitoi 15 milionë dollarë në faqen për të rritur për vetëm dy javë, pretendon se ajo tha se gratë që punojnë nga 9 deri në 5 janë ‘të dështuara’ pasi ajo po përpiqet që t’i ‘motivojë’ ato që të fitojnë më shumë para.

“Unë fitoj më shumë para se shumica e njerëzve mund të prekin ndonjëherë në jetën e tyre”, ka thënë e reja ekskluzivisht për “Page Six”, duke treguar edhe avantazhet e publikimit të përmbajtjeve seksi në “OnlyFans”.

Më pas Lil Tay ka shtuar:

“Dua të bëj atë që dua me veten dhe trupin tim… Çdo grua duhet të fuqizohet dhe çdo grua duhet të bëjë çfarëdo që dëshiron të bëjë”.

Tay vijon duke thënë se pavarësisht perceptimit publik, ajo ishte e ‘varfër’ gjatë fëmijërisë pasi nuk mori asnjë qindarkë nga familja e saj.

“Pikërisht për këtë arsye më është dashur që të bëj lekët e mia. E prandaj dua që t’ju motivoj të bëni paratë e juaja”, është shprehur 18-vjeçarja, e cila krenohet me 5.7 milionë ndjekës në “Instagram”.

Tay ka folur hapur edhe për të kaluarën e saj, për fëmijërinë e vështirë, ku ka patur akuza për neglizhencë dhe një familje abuzive. E reja ka rrëfyer se e ëma e ka mbështetur gjithmonë, ndryshe nga babai.