Motra e Albërie Hadërgjonajt, Antigona Ramosaj, ka folur për herë të parë për betejën me sëmundjen e rëndë që kaloi në një telefonatë me Luiz Ejllin në “Live me Luizin”.

Ajo nuk u ndal shumë te sëmundja, ndërsa zgjodhi vetëm të falënderonte motrën e saj, e cila i qëndroi pranë për të kaluar këtë betejë të vështirë.

Luiz Ejlli: E di që ke kaluar një sëmundje të rëndë dhe sot po flet me mua, je e qeshur. Ju motrat paskeni qenë motra, si i thonë si shota, njëra më e fortë se tjetra. Më vjen mirë që e ke marrë veten. O Zot, mos t’u ktheftë më.

Antigona Ramosaj: Unë falënderoj edhe Albërien që më ka qëndruar afër.

Albërie Hadërgjonaj: Kushdo që ka luftë me kancerin, mos ta marrë si fundi i botës. Ka mjekime. Trupi lufton vetë. Të jeni të kujdesshëm. Janë shumë gjëra që s’po i hyj se jam bërë edhe si mjeke.

Top Channel