Graciano Tagani është banori i cili u eliminua një natë më parë nga “Big Brother VIP3”, duke humbur kështu mundësinë për të arritur në finale.
Në një televotim të përgjithshëm të hapur përgjatë spektaklit, balerini i njohur ka qenë banori me më pak vota. Pas dhënies së vendimit, Graciano përshëndeti banorët, si dhe u tha atyre arsyet pse duhet ta fitonin lojën.

“Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë.
Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton”, tha Graciano duke përqafuar banorët dhe në fund u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndërkohë teksa ndodhej në skenën e madhe të BBV3, Graciano u shpreh se dëshiron që këtë edicion të reality show-t t’a fitojë Egla.

