Në “Live From Tirana”, dëgjuesit kanë mundësi për t’u bërë pjesë e quiz-eve dhe për të fituar bileta për të ndjekur live “Portokalli”, emisionin më të madh të humorit. Ditën e djeshme, telefonuesi që fitoi, habiti moderatorin Ronaldo Sharka me një deklaratë të çuditshme…

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Në çfare date do të ndodhë hëna e plotë këtë muaj?

Telefonuesi: Në datën 5.

Ronaldo: E saktë. Me kë do ta shohësh “Portokallinë”?

Telefonuesi: Me dashnoren…

Ronaldo: Interesante. Ti je i martuar?

Telefonuesi: Me dashnore i martuar?

Ronaldo: Nëse përdor termin ‘dashnore’, i bie që të jesh i martuar.

Telefonuesi: Ne nga Fieri e kemi ndryshe. ‘E dashur’ është ajo që ta do zemra, ‘dashnore’ është ajo…

Ronaldo: Ajo për ‘shfryrje nervash’… Mos ke dy dashnore që të të dhurojmë tre bileta, që t’i marrësh të dyja me vete?

Telefonuesi: Gjë që bëhet. Tre bileta.

Ronaldo: Vetëm nëse më premton që do ikësh në “Portokalli” me të dyja dashnoret…