Armir Tola, ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai surprizoi publikun pasi bashkë me të në studio ishte dhe vajza e tij, Aura.
Gjatë intervistës, ai u pyet për banorët me fals dhe më të vërtetë që ai mendon se janë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Po të vërtetët?
Unë u futa në Big Brother dhe fitova një vëlla, shok që është Stine. Ça ma ka dhënë ai dhe ça kam dëgjuar nga ai, Stine është njeriu më i vërtetë që keni në “Big Brother VIP 5”. I pari dhe i fundit.
Dhe i dyti Mali?
I dyti ka lojën e vet, po zemrën më të madhe e ka Mali. Mali është njeriu me zemrën më të madhe.


