Sabiani ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP2.

Bëjmë me dije se këngëtari ka lënë shtëpinë pas 10 ditësh që ishte pjesë e saj. Nga reagimi që ai pati duket se nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur.

Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.

“Mos u mërzit, e kemi në kontroll”, i tha Kristi Sabianit duke e qetësuar këngëtarin.