Disa muaj më parë, Fjolla Morina bëri një video live ku akuzonte ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla, dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, ndërsa së fundmi ka bërë “goditjen” e radhës, duke akuzuar me emra kokat e krimit të organizuar e vrasës.
Këto deklarata të këngëtares mbeten të pa baza dhe nuk dihet gjendja psikologjike në të cilën ajo i ka shkruar. Fansat duket se janë mjaft të shqetësuar për gjendjen e saj mendore, pasi kohët e fundit bën disa postime të paqarta. Madje në disa prej tyre shfaq edhe vajzën e saj të vogël.
Ndërkohë në postimet e bëra sot, Fjolla i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të merret me kokat e krimit të organizuar.
“Durim Keçi është organizatori i krimit të organizuar. Urgjentisht me u marr më këtë çështje. Ky person është shumë i rrezikshëm. I bën krimet në mënyrë perfekte. Ky është kryesori”.
Sipas Morinës, e gjithë kjo po ndodh pasi këngëtaren e kanë kërcënuar me jetë e madje i kanë kërcënuar edhe vajzën e saj të vogël. Fjolla rrëfen një moment të tmerrshëm, ku sipas saj 5 persona e kanë dërguar në mal dhe e kanë kërcënuar me armë në gojë.
“Durim Keçi me Dallashin e Ramush Haradinajt. Më kanë çuar në mal ata që janë në burg, që i ka hedhur bombën Enverit. Më kanë çuar në mal rrugës për Tetovë, 5 veta pistoletat në gojë mi kanë futur. Do të vrasim, hajde dëshmo për Enverin”, shkruan ajo.
Ndër të tjera ajo ka akuzuar edhe vrasësin e këngëtares Emmy dhe gjithashtu akuzat nuk kanë munguar për kolegen e saj Morena Taraku.