Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë dhe e kanë pyetur për projektet e reja muzikore, por sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.  

Një ndjekës e ka pyetur në lidhje me Valbona Mhillin nëse flet me të, e ish-finalistja i është përgjigjur me humor. 

Gjithashtu e kanë pyetur edhe për raportin mes Valbonës dhe Laert Vasilit, e Rozana sërish është përgjigjur duke bërë shaka. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me fansat:  

A flet me Bonën? 

Po, me Bonën flas por vetëm në periudhën e dimrit kur i ikën zëri 

Ca bëhet me Bonën dhe Laertin? 

Nuk di ca të të thotë vëllai në këtë rast. Di që Bona i premtoi Laertit që do t’i jepte parkimin e saj të makinës. Por me sa kam parë Laerti e parkon makinën përballë pallatit dhe Bona nuk ia ka dhënë parkimin.