Reperi i njohur, Mozzik, e ka nisur ditën e sotme me disa rezerva dhe nuk dihet se kush e ka mërzitur.
Në “Instastory”-n e tij, ai ka hedhur disa thumba për njerëzit dinakë, teksa u thotë “mirëmëngjesi” vetëm njerëzve të mirë.
“Të qenit dinak, veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku, dredhi, dhelpëri. Vepron (punon) me dinakëri. E mori me dinakëri” shkruhej në foto. Më pas shkruan se urren dhe “edhe ata që vetëm mashtrojnë”.
“Po edhe ata që gënjejnë janë… ata që zgjohen duke gënjyer dhe flejnë duke gënjyer!! E aq shumë gënjejnë saqë fillojnë duke i besuar vetes aq shumë gënjeshtra! Edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë! Edhe ata janë… Mirëmëngjes vetëm njerëzve të mirë”, shkruan reperi.
Epo, të gjithë u bënë kuriozë ndaj Mozzik do bënte mirë të na jepte të tjera detaje!