Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka reaguar publikisht bashkëshortja e Rogertit. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Enxhi ka ndarë këndvështrimin e saj personal mbi lojën e tij, duke sjellë një tjetër dimension të figurës që publiku po sheh çdo ditë në ekran.

Si janë njohur ata të dy?

Historia jonë është e bukur do thoja unë. Është histori me dashuri me shikim të parë, ashtu siç edhe Rogerti e ka përmendur aty brenda. Jemi njohur në një rreth familjar, në një event familjar, ku kemi pasur ato kontaktet minimaliste në fillim. Pastaj Rogerti mori guximin të komunikonte nëpërmjet babit tim për të gjetur një urë lidhëse me mua. Tradicional.

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë duket se ai e përmend goxha shumë, si është ky raport?

E di dhe e shikoj që ai ka një mekanizëm mbrojtje shumë të fuqishëm. Në kuptimin që ai po tregon të duket i fortë.

Gati një dekadë bashkë dhe dashuria e tyre u finalizua edhe me lindjen e djalit të tyre, Marlon. Si e sheh ai Rogertin?

E para njëherë është emision që nuk shihet nga fëmijët. Mundohem mos ta sikletos shumë të them të drejtën sepse Marlon i mungon Rogerti shumë. Rogerti është pjesë e rutinës së Marlon dhe gjëja më e bukur e rutinës së Marlon është koha e gjumit dhe ato rrëfimet e darkës i do vetëm me babin. I mungon shumë. Mundohet ta injorojë, sikur i mban inat nga televizori, por kam vetëm dy momente delikate kur ai e puth nga televizori se e dëgjoi që po i këndonte një këngë të tij. I mungon shumë. I mungon shtëpisë./TAR