E ftuar në “S’e luan Topi”, dietologia Blerina Bombaj ka rrëfyer jetën e saj, sakrificat e familjes në Greqi, dhe të sajat.
Ajo tregoi se prindërit e saj nga intelektulë por që sistemi i goditi dhe se edhe ajo pati një jetë të vështirë në Greqi.
“Ne shkuam në një shtëpi që nuk kishte asnjë mobilje, ne kur shkuam me mamin flinim në shesh, derisa na falën disa mobilje. Babai im ishte një pedagog në Shqipëri, po komunizmi e sulmoi. Mami ka qenë me profesion mësuese anglishteje, por në Greqi iu desh të punonte të mbante fëmijë, dhe edhe flinte në shtëpiat e atyre familjeve, tek ne vinte një herë në javë në shtëpi.
Në Shqipëri nuk mendoja se do të kthehesha ndonjëherë. Mendova të hapja një biznes, por ta kontrolloja nga Greqia”, rrëfeu dietologia.