Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit në rrjetet sociale me një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.
Në një postim të fundit në “Instastory”, artistja shqiptaro-amerikane shfaqet me flokë bionde platin dhe baluke, duke sjellë një stil më lozonjar e të freskët.
E veshur me një bluzë të kuqe me supe të hapura dhe prerje që thekson dekoltenë, Bebe pozon përpara një mikseri DJ-i, duke ngjallur dyshime se mund të jetë duke eksperimentuar me një anë të re artistike.
Në sfond duken portrete në të zezë e të bardhë, të cilat i japin ambientit një atmosferë elegante dhe nostalgjike.
Nuk dihet ende nëse kjo pamje është pjesë e ndonjë projekti të ardhshëm muzikor ku ajo do të shfaqet si DJ, apo thjesht një moment i çastit.
Ndërkohë, këtë të premte Bebe Rexha sjell këngën e saj të parë për vitin 2025, të titulluar “Dollars and Dimes” në bashkëpunim me grupin britanik Faithless. Me këtë paraqitje të re, Bebe dëshmon edhe një herë se mbetet një ikonë stili dhe individualiteti në skenën botërore.