Flokë të shkurtër pas të 40-ave. Kjo këshillë pranohet gjerësisht nga disa stilistë flokësh, pasi është më e lehtë për t’u menaxhuar dhe ka një efekt rinovues. Gjysma tjetër e spektrit, megjithatë, përfaqësohet nga ata që i duan flokët e gjatë, të aftë të bëhen një deklaratë e vërtetë stilistike – një “pamje dalluese”, siç mëson Demi Moore.

Pse t’i prisni flokët pas të 40-ave?

Prerjet e shkurtra ndihmojnë në shtimin e vëllimit dhe kundërveprojnë me hollimin, një fenomen i zakonshëm pas të 50-ave. Flokët më të shkurtër janë gjithashtu më pak të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm si dielli dhe ndotja. Në përgjithësi janë më të lehtë për t’u menaxhuar, duke kërkuar më pak kohë për t’u stiluar. Gjithashtu japin një efekt rinovues, duke nxjerrë në pah fytyrën dhe zbutur tiparet.

Avantazhet e flokëve të gjatë?

Me shtresa e voluminozë, nuk e rëndojnë pamjen tuaj dhe mund të jenë shumë të gjithanshëm e elegantë. Eshtë thelbësore të kujdeseni për flokët tuaj, duke filluar nga skalpi i kokës, duke e hidratuar thellësisht dhe kombinuar rutinën tuaj të zakonshme të kujdesit për flokët, me trajtime të synuara për çdo ndryshim stine, siç janë ato kundër rënies e detoks.

A ju plakin apo ju rigjallërojnë flokët e gjatë?

Prerja luan një rol kyç. Shmangni stilet e gjata, të sheshta, pa volum dhe të mbajtura keq: ato e rëndojnë fytyrën tuaj e krijojnë një efekt statik.

Yjet e varur nga flokët e gjatë

Si gjithmonë, frymëzimi vjen nga personazhet e famshëm që i shfaqin flokët e tyre ekstra të gjatë me elegancë dhe lehtësi. Nga flokët e zinj të Demi Moore, të përmendur tashmë, te flokët e drejtë, si dhe me onde të Jennifer Lopez-it. Nga ondet e sheshta të Sarah Jessica Parker e Charlize Theron, te pamja “e butë spageti” e Gwyneth Paltrow, nga flokët perfektë të drejtë të Nicole Kidman te ondet e buta çokollate të Amal Clooney-t ose grija argjend e Andie MacDowell.