Ish-asistentja e David Beckham, Rebecca Loos, për të cilën flitet se ka qenë e dashura e tij, ka reaguar pas një sërë deklaratash të bëra nga djali i ndarë i Beckham-ave, Brooklyn.

Ky i fundit bëri një postim në “Instastory”, ku shkroi se nuk donte të pajtohej me familjen e tij dhe se ishin prindërit e tij ata që po e kontrollonin, duke i shkaktuar stres, jo gruaja e tij, Nicola Peltz.

Ndërkohë 48 -vjeçarja, një ish-modele nga Holanda, mori një koment në “Instagram” që shkruante: “Rebecca, duhet t’i shohësh zbulimet e tmerrshme të Brooklyn-it për Davidin, Victorian dhe gënjeshtrat e tyre. Mendoj se Brooklyn i mbështet të gjithë ata që e dinë se ai është një dritare për të tjerët. E di që je e mrekullueshme dhe e lumtur dhe nuk ke nevojë për njohje, por pak më shumë nuk dëmton.”

Loo vendosi që t’i kthente përgjigje këtij komenti, duke thënë se është ‘e lumtur që Brooklyn po mbron veten dhe më në fund po flet hapur”.

 “Jam shumë e lumtur që ai po mbron veten dhe më në fund po flet hapur! Më vjen shumë keq për gruan e tij, e di si janë!”, ishte përgjigja e saj.

Ndërsa një komenti tjetër, i cili shkruante:  “Ndërhyrje e mrekullueshme nga Brooklyn”, Loo u përgjigj: “E vërteta del gjithmonë në shesh”, duke shtuar një zemër.

Loos kishte pohuar më parë se më shumë se njëzet vjet më parë, kur David Beckham ishte tashmë i martuar me Victorian, ajo pati një aferë me të që zgjati katër muaj.

David Beckham e kishte quajtur pretendimin “qesharak” në një deklaratë për “Guardian” në prill 2024, por Loo e mbështeti atë në një intervistë të kohëve të fundit me “60 Minutes Australia” në mars 2025.