Një vogëlushe, e cila ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë, është bërë një multimilionerë pasi gjyshërit e saj të pasur i kanë dhuruar asaj një shtëpi prej 1 milion paund dhe një fond prej 5 milionë dollarë.

“The Sun” shkruan se Barrie Drewitt-Barlow bëri histori me ish-bashkëshortin e tij, Tony Drewitt-Barlow, në vitin 1999, kur ata u bënë çifti i parë homoseksual që u regjistruan si prindër pasi mirëpritën binjakët Saffron dhe Aspen nëpërmjet një nëne surrogate.

Në vitin 2019 Barrie u nga Tony dhe më vonë u lidh me partnerin e tij të ri, Scott Hutchinson, i cili dikur dilte me vajzën e tij, e sollën në jetë një vajzë Valentina në tetor 2020 dhe djalin Romeo në 2022.

Biznesmeni 51-vjeçar, që thuhet se ka një vlerë prej 200 milionë paundësh, tani ka uruar vajzën e tij Saffron për lindjen e vajzës së saj të vogël dhe ka thënë se “mezi pret që ta llastojë atë”.

“Sapo i bleva asaj një shtëpi të re këtë fundjavë me vlerë 1 milion funte dhe kam punësuar një grup arkitektësh e stilistësh që ta rinovojnë plotësisht për të”, tha ai për “The Sun”.

Barrie ka zbuluar se duke qenë mbesa e parë e Tony-t, ky i fundit ka krijuar një fond prej 5 milionë paundësh për të, kështu që ajo tashmë është një multimilionere.

Gjyshi krenar Barrie postoi një foto të mbesës së tij në “Instagram” së bashku me mesazhin: “Vajza ime lindi një vajzë të sajën sot!”.