“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë future gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. Nga ana tjetër, Fotinia është shprehur së fundmi për lidhjen e saj me Danielin, së cilës iu referua si dashuri.
U dashurova me Danielin me të vërtetë. Merreshim vesh me sy, kishim të njejtën mendje. Mendova ashtu do ishte dhe jashtë. Jeta reale është shumë ndryshe nga këtu.
View this post on Instagram