Ti mund të jesh një ndër personat më të famshëm në botë, por kur “natyra” të thërret nuk bën shumë dallim nga njerëzit e zakonshëm.
Kjo i ka ndodhur dhe aktorit Cillian Murphy, i icli ëhstë kapur nga kamerat duke urinuar në publik, në rrugët e Londrës. Ylli i serialit të famshëm “Peaky Blinders” u pa duke u endur në një rrugicë në Soho, ndërsa në dorë mbante një gotë birë, që po e pinte me shumë kënaqësi.
Pasi përfundoi birrën, ai u largua nga klubet që po frekuentonte, por u vu re më pas duke urinuar afër një muri në një rrugicë jashtë Dean Street pasi nuk mund ta mbante më fshikëzën e tij.