Edhe pse xhirimet e sezonit të pestë të serialit të njohur “Emily in Paris” kanë përfunduar, Lily Collins vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Aktorja 36-vjeçare u shfaq këtë fundjavë në sfilatën e markës “Calvin Klein”, të dizenjuar nga Veronica Leoni, e cila u zhvillua në New York.

Ylli hollywoodian zgjodhi një veshje mjaft elegante me dy pjesë, e cila i zbulonte belin dhe i nxirrte në pah barkun e tonifikuar.
Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e fotografëve të pranishëm, duke e bërë Collins një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Megjithatë, krahas komplimenteve për stilin, nuk munguan edhe komentet e shumta rreth paraqitjes së saj fizike. Shumë fansa vunë re se aktorja dukej më e dobët se zakonisht.
Ndoshta ka humbur peshë për një rol. Nëse jo, shpresoj të jetë mirë
-shkroi një përdorues. Ndërkohë, të tjerë shtuan:
Mund të shqetësohemi, por nuk na takon të gjykojmë

Pavarësisht diskutimeve, Collins ka treguar se është e përqendruar tek karriera dhe projektet e saj. Pas suksesit ndërkombëtar të “Emily in Paris”, ku ajo luan rolin kryesor, aktorja po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në skenën e modës, duke u kthyer në një ikonë stili për ndjekësit e saj.