Këngëtari i njohur, Blero, ka shënuar një kapitull të ri në jetën personale. Ai ka kurorëzuar mbrëmjen e djeshme martesën e tij të tretë me partneren Eronita.

Ceremonia, e organizuar në një restorant të njohur dasmash, është mbajtur në një atmosferë private, ku prania është e rezervuar vetëm për familjarët dhe miqtë më të afërt.

Çifti ka vendosur të shmangë ekspozimin e mediave dhe syve të publikut, duke vlerësuar intimitetin dhe momentin familjar të këtij eventi të rëndësishëm. Burime nga afër të çiftit bëjnë të ditur se atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe festive, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tyre.

Martesa e Bleros shënon një fillim të ri, pas dy eksperiencave të mëparshme. Këngëtari ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tarën. Martesa e tij e dytë me Afrona Dikën përfundoi me divorc, duke lënë pas një kapitull të përfunduar.