Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga pushimet e saj romantike, ku shfaqet krah të fejuarit, Callum Turner.

Artistja publikoi një seri fotografish në rrjetet sociale, duke zgjedhur një mbishkrim minimalist “Cph”, që zbulon se ndodhej në Copenhagen.

Në imazhet e shpërndara, Dua shihet duke shijuar shëtitje të qeta në qytet, e veshur thjesht por me stil, me pantallona të shkurtra, një bluzë me vija bardh e zi dhe aksesorë minimalë që kompletonin look-un e saj veror.

Këngëtarja dukej e relaksuar dhe në humor të mirë, ndërsa ndau edhe copëza nga përditshmëria e saj, përfshirë ushqimet që provoi dhe vendet që vizitoi së bashku me partnerin.

Pushimi i tyre në kryeqytetin danez duket se ka qenë një moment i qetë dhe intim për çiftin, duke treguar se po shijojnë kohë cilësore larg angazhimeve dhe vëmendjes së zakonshme publike.

