Këngëtarja e famshme, Adele, ka thyer heshtjen pasi u akuzua për përvetësim kulturor ku u shfaq me bikini me flamur xhamaikan dhe stil afrikan flokësh për të shënuar festën e anuluar të karnavaleve të Notting Hill në Londër.


Në foton e publikuar dje vonë në llogarinë e saj në “Instagram”, ylli i muzikës pozonte në kopshtin e shtëpisë së saj 9.5 milionë dollarësh në Beverly Hills, me flokët në toptha me stil Bantu, që u quajt “veprim i pandjeshëm” nga shumë komentues me origjine afrikane.



Shumë pretendonin se këngëtarja po përfitonte nga kultura e njerëzve me ngjyrë, por të tjerë theksonin faktin se ajo është rritur në Tottenham të Londrës, e rrethuar nga kultura e njerëzve me ngjyrë gjatë gjithë jetës.


Por duket se 32-vjeçarja e ka marrë me sportivitet këtë gjë, pasi është shfaqur duke bërë shaka me situatën e krijuar, teksa përdori një përshëndetje xhamajkane “Wah Gwaan! Yow gal, yuh look good enuh” gjatë një komenti live në “Instagram”.


Nga ana tjetër edhe shumë yje i kanë dalë në mbrojtje këngëtares së famshme si DJ Ace, muzikantja nga Trinidad, Destra dhe supermodelja britanike me ngjyrë Naomi Campbell, e cila është me origjinë nga Xhamaika.