Mbretëresha Maxima e Holandës, tërhoqi vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve në Samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë, me paraqitjen e saj elegante dhe zgjedhjen e guximshme të ngjyrës së veshjes.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Mbreti Willem-Alexander, çifti mbretëror mirëpriti liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s në pallatin Huis ten Bosch në Amsterdam.

Në mesin e të ftuarve ishin Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrat nga vendet e tjera të botës, mes të cilëve dhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Sipas “New York Post”, kjo është hera e parë që Holanda pret një Samit të NATO-s. Mbretëresha, me origjinë argjentinase dhe e njohur për ndjeshmërinë e saj ndaj stilit, kishte zgjedhur një jumpsuit ngjyrë jeshile të hapur nga Natan Couture.

Një stoli me diamant nga koleksioni personal i Mbretëreshës Emma zbukuronte një nga supet e saj, ndërsa pamja kompletohej me vathë të spikatur dhe taka të larta nga Gianvito Rossi.

Në krah të çiftit mbretëror ishte edhe vajza e tyre 21-vjeçare dhe trashëgimtare e fronit, Princesha Catharina-Amalia, në paraqitjen e saj të parë publike pas një aksidenti gjatë kalërimit. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi nga Ralph Lauren.