Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka shprehur mbështetjen e saj për protestën kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Në InstaStory, Jaho është solidarizuar me qytetarët, aktivistët dhe banorët që kundërshtojnë zhvillimet në zonë, duke shpërndarë pamjet e protestës masive në Tiranë.

Reagimi i artistes ka marrë vëmendje të madhe online, ku qindra ndjekës kanë shpërndarë dhe komentuar mesazhin e saj. Protestat në Zvërnec kanë vijuar prej ditësh dhe janë shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë private, ndërsa çështja ka nxitur debat të gjerë publik në vend. Mbështetja e një figure ndërkombëtare si Ermonela Jaho i jep jehonë edhe më të madhe kauzës së protestuesve, duke e kthyer çështjen e Zvërnecit në një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.

