Legjenda e muzikës Sir Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, më në fund kanë zbuluar fytyrat e dy djemve të tyre. Pas shumë vitesh që i kishin mbrojtur nga sytë e publikut, çifti i famshëm postoi një foto në rrjetet sociale.
Këngëtari i famshëm zbuloi për herë të parë se si duken në të vërtetë djemtë e tij, të cilët tani duken të pjekur, që kur i pritën me anë të nënave zëvendësuese. Zachary tani është 14 vjeç dhe Elijah, 12 vjeç.
Elton John dhe David Furnish postuan në “Instagram” një foto të rrallë familjare, së bashku me shoqen e tyre, manjaten italiane të modës, Donatella Versace.
Artisti 78-vjeçar dhe 63-vjeçari kanadez i kanë mbrojtur fëmijët e tyre në rrjetet sociale. Por ata zgjodhën si momentin e duhur Vitin e Ri për të hequr dorë nga ky rregull dhe të prezantonin fëmijët me publikun.
Në qendër të fotografisë ishte Donatella 70-vjeçare, rrezatuese, e cila ia mbështolli krahun Elijahs, ndërsa vëllai i tij më i madh, Zachary, u pozicionua pranë babait të tij të famshëm, raporton “Mirror”.




