Modelja e famshme, Gigi Hadid, ka marrë vëmendje të madhe me transformim e papritur të flokëve.
30-vjeçarja vendosi të presë dhe të ngjyrosë flokët e saj bionde karakteristike, siç u pa në një foto glamuri të shpërndarë nga stilisti i saj i flokëve, Dimitris Giannetos.
Në postimin e fundit në Instagram stilisti i saj i flokëve tregoi se Gigi Hadid u shfaq me flokë të zinj si korbi, paksa të lagur, të prerë në një bob deri në nivelin e mjekrës. Ajo ndryshoi pamjen për Vitin e Ri duke zgjedhur një “mini bob të zi mat”, siç shkroi ai në përshkrim për një fotosesion të Maybelline, markë grimi së cilës i shërben prej kohësh si ambasadore.
Rastësisht, Gigi e cila raportohet se po përgatitet për një propozim martese nga i dashuri i saj, aktori Bradley Cooper, sipas burimeve të “Daily Mail” i ngjyrosi flokët në të errët vetëm disa muaj pasi motra e saj më e vogël hoqi dorë nga flokët e saj karakteristike brune dhe u kthye te ngjyra e saj natyrale bionde. Kur Gigi dhe Bella u shfaqën për herë të parë në skenën e modelingut, ato njiheshin për kontrastin e ngjyrave të flokëve dhe estetikave të ndryshme. Në fotografitë mbresëlënëse, Gigi tregoi një pamje më të guximshme krahasuar me stilin e saj të zakonshëm.Por pse jo ndoshta ajo sapo solli edhe trendin më të ri të këtij viti që është ky model flokësh.


