Jeff Bezos ka një pamje të re që po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Pas martesës me Lauren Sanchez-in, themeluesi i Amazon ka shfaqur një model të ri flokësh që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në moshën 61 vjeç, sipërmarrësi, i njohur për kokën e tij të rruar që nga viti 2013, ka vendosur t’i lërë flokët të rriten, duke zbuluar një pjesë të trashë gri në anët e kokës. Ndoshta pas Bezosit, edhe burra të tjerë do të ndjekin shembullin e tij, por kjo mbetet të shihet.

Modeli i ri i flokëve i Jeff Bezosit

Gjatë Konferencës së Medias dhe Teknologjisë Allen&Co në Sun Valley, Idaho, Bezos u fotografua përkrah gruas së tij. Flokët i ka gri, një kontrast i fortë me pamjen ikonike pa to, duke ngjallur kështu kuriozitet të konsiderueshëm mes fansave.

Pakujdesi? Shkujdesje? Në fakt, themeluesi i Amazon ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm për pamjen e tij. Në vitin 2023, Lauren Sanchez i tha “Vogue”-ut se partneri i saj ka një pasion për fitnesin:

“Ai është një përbindësh në palestër”.

Një pasion që zonja e re Bezos e kishte diskutuar në një intervistë të mëparshme me “Wall Street Journal”:

“Jeff është jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj stërvitjeve të tij”.

Duke pasur parasysh vëmendjen që Jeff Bezos i kushton pamjes së tij fizike, shkujdesja do të ishte jashtë diskutimit. Ky ndryshim i fundit në stil mund të jetë një hap tjetër në evolucionin e vazhdueshëm estetik të manjatit, i cili nuk ka pasur kurrë frikë të rikrijojë veten.

Transformimi te flokët mund të pasqyrojë kapitullin e ri në jetën me Lauren Sanchez pas martesës së tyre.