Ylli kanadez i muzikës pop, Justin Bieber, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në natën e “Grammy Awards 2026”, teksa u shfaq në skenë me një pamje të pazakontë.
Performanca e tij e për këngën “Yukon” u realizua pa këpucë, veshur vetëm me një palë bokse dhe çorape.
Shfaqja e tij shënon rikthimin e Bieber në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve pas katër vjetësh mungesë. Me krahët e kryqëzuar mbi gjoks dhe sytë e mbyllur, ai këndoi, ndërsa pas përfundimit të performancës, u largua në heshtje nga skena, duke lënë publikun të shtangur.

Kënga “Yukon”, e cila u nominua për një çmim Grammy në kategorinë e Performancës më të Mirë R&B, është pjesë e albumit të tij të fundit, Swag.
Ky album i sjell Bieberin në një stil më shpirtëror, larg muzikës pop që ai ka realizuar më parë, duke eksploruar zhanrin R&B. Edhe pse “Yukon” nuk arriti të fitonte ndaj “Folded” të Kehlani, Bieber mori disa nominime të rëndësishme, përfshirë për Albumin e Vitit dhe Albumin më të Mirë Pop.
Një tjetër detaj që u vu re ishte pjesëmarrja e bashkëshortes së Justin, Hailey Bieber ishte aty duke treguar mbështetje për performancën e tij.

