Kate Cassidy ka gdhendur në trup një tatuazh të ri, duke përkujtuar kështu partnerin e saj të ndjerë, Liam Payne. Ajo ka bërë një trëndafil, të ngjashëm me atë që këngëtari kishte në qafë.

26-vjeçarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregon dizajnin dhe vendosi si përshkrim vetëm një emoji trëndafili, si tribut për të dashurin e saj.

Kujtojmë se ky nuk është tatuazhi i parë i bërë në kujtim të 31-vjeçarit. Dy muaj pas vdekjes së tij, Cassidy realizoi krahë engjëlli në gishtin e mesëm dhe të madh. Ajo shihet shpesh pranë qenit të tyre, Nala, që e kishin adoptuar bashkë.

Liam Payne humbi jetën më 26 tetor 2024 pas një rënieje fatale nga hoteli CasaSur Palermo në Buenos Aires. Ekspertiza zbuloi dëmtime të rënda në organe si pasojë e rënies dhe prani lëndësh narkotike në organizëm.

Cassidy vazhdon ta kujtojë artistin me dedikime prekëse. “Liam, engjëlli im. Do të të dua për gjithë jetën”, shkroi ajo. Në 32-vjetorin e lindjes së tij më 29 gusht, ajo i përgatiti një tortë me qirinj, duke shtuar: “Gëzuar ditëlindjen Liam, e di që ende pëlqen ëmbëlsirat në parajsë”.

Për fansat, gjestet e saj janë një dëshmi e dashurisë që vazhdon edhe pas humbjes.