Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton bënë një tjetër udhëtim së bashku, këtë herë në Liqenin e Komos në Itali, ku u fotografuan gjatë një shëtitjeje me varkë.

Personazhi televiziv dhe piloti i Formula 1 duket se po kalojnë sërish kohë së bashku, pa u shqetësuar nga prania e fotografëve. Ata u fotografuan teksa bisedonin gjatë udhëtimit në liqenin piktoresk.

View this post on Instagram

A post shared by curators of pop culture (@deuxmoi)

45-vjeçarja Kardashian tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj elegante. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë dhe të ngushtë në ngjyrë bezhë, të kombinuar me syze dielli të zeza dhe një gjerdan të veçantë.

Hamilton, ndërkohë, ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë sportive të zezë me vija të kuqe. Piloti britanik kishte vendosur gjithashtu një kapelë të kuqe.

Udhëtimi në Liqenin e Komos vjen pas disa daljeve dhe pushimeve të përbashkëta të Kardashian dhe Hamilton, duke tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë.