Në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, mediat e huaja shkruanin se bukuroshja shqiptare, Angela Martini, i kishte dhënë fund martesës së saj disavjeçare me Drago Savulescu.
Por mesa duket nuk qenka aspak ashtu, pasi Angela duket se festat i ka kaluar pikërisht me partnerin e saj. Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram”.
Modelja e njohur ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar edhe një imazh ku ata të dy shfaqen krah njëri-tjetrit.
Lajmet për ndarje tashmë i përkasin së shkuarës, sipas Angela Martinit.
TMZ raportoi në vitin 2025 se Angela kishte paraqitur kërkesën për divorc në gjykatë, duke cituar si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”. Dokumentet ligjore shënojnë datën 24 tetor si ditën e ndarjes.
Sipas mediave rozë, çifti nuk do të ketë nevojë të diskutojë për kujdestarinë apo pensionin ushqimor, pasi mosmarrëveshjet janë zgjidhur pa u mbyllur viti.
Angela Martini dhe Drago Savulescu u martuan në dhjetor të vitit 2017 dhe kanë një djalë trevjeçar, Kyre Martini Savulescu.






