Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë vëmendjen e popullit shqiptar me një postim në rrjetet e saj sociale.
Në një fotografi të publikuar në “Instasotyr”, Ivanka ka postuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A modern history” po nga Miranda Vickers dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Bashkëngjitur me këtë postim, vajza e presidentit amerikan shkruan: “Kërkim!”.
Kujtojmë se bashkëshorti i saj, Jared Kusher, është një nga investitorët në ishullin e Sazanit.

