Basketbollisti amerikan, Tyrese Haliburton, i propozoi për martesë të dashurës së tij prej shumë kohësh Jade Jones në Universitetin Shtetëror të Iowas. Ylli i famshëm u gjunjëzua para të zgjedhurës të zemrës së tij me një allçi në këmbë, pasi pësoi një dëmtim vetëm 36 ditë më parë, gjë që ka të ngjarë të bëjë që ai të humbasë të gjithë sezonin e ardhshëm.
Jade shfaqi në Instagram një unazë të madhe diamanti, e cila thuhet të ketë një vlerë mbi 50 mijë dollarë. Haliburton u lëndua në ndeshjen e shtatë vendimtare të finaleve të NBA-së kundër Oklahoma-s, e cila mposhti Indianën dhe arriti kampionatin e parë në historinë e saj. Gjatë sezonit, Haliburton shënoi mesatarisht 18.6 pikë dhe 9.2 asistime për ndeshje.