Një tjetër aspekt i Princit William, doli në pah gjatë udhëtimit të tij të fundit në Brazil. Ai arriti të tërheqë vëmendjen e femrave falë gjendjes së jashtëzakonshme fizike, pavarësisht 43 viteve të tij.
Djali i madh i Mbretit Charles dhe të ndjerës Diana mori pjesë në një ndeshje volejbolli në plazh në Copacabana, duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme te publiku dhe duke nxitur komente pozitive në internet.
Programi “ushtarak” i fitnesit
Si e ka arritur William këtë trup në formë? Sipas “Daily Mail”, ai ia detyron këtë stërvitjes së rregullt dhe zakoneve të shëndetshme ushqimore.
Si oficer në Forcat Ajrore Mbretërore Britanike (RAF), princi ndjek periudha stërvitjeje të plotë ushtarake. Sipas drejtuesve të RAF: “Forma fizike është e rëndësishme. Ne kërkojmë njerëz që nuk dorëzohen. Nuk presim forcë mbinjerëzore nga fillimi, por angazhim të palodhur.”
Edhe pse William përfundoi stërvitjen si pilot helikopteri në 2010, ai vazhdon të ndjekë programin intensiv aerobik dhe muskulor të RAF, që përfshin not, vrap, çiklizëm dhe ecje, duke alternuar stërvitje me intensitet të ulët dhe të lartë.
Gjatë viteve studentore, princi mori pjesë edhe në polo dhe kanotazh, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e tij fizike.
Ushqimi i shëndetshëm dhe zakonet e përditshme
William ka adaptuar dieta të shëndetshme, duke ulur sheqerin. Një mëngjes tipik përfshin dy vezë, bukë të thekur integrale, lëng molle dhe çaj me qumësht, pa sheqer.
Për darkë zakonisht zgjedh peshk ose kërpudha. Ai nuk pi kafe, por konsumon dy-tre filxhanë çaj në ditë, si dhe ushqime të lehta si banane dhe biskota me çokollatë ose brownies.
Princi gjithashtu i lejon vetes një gotë verë të kuqe çdo ditë, duke ruajtur një balancë mes shëndetit dhe kënaqësive të vogla.






