Historia e dashurisë mes Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian duket se po shkon vaj. Gjatë periudhës së pushimeve të detyruara të garave të Formula 1, piloti britanik i Ferrarit ka udhëtuar drejt SHBA për të kaluar kohën me Kim Kardashian.
Së fundmi në internet janë publikuar foto të çiftit së bashku në një plazh të Malibusë në Kaliforni. Në foto duke parë edhe veshjen e dy personazheve të famshëm, Hamilton dhe Kim dukej se po aplikonin të ashtuquajturën SUP(Stand Up Paddleboarding).

Lewis Hamilton do të mund të kalojë edhe pak kohë me gjysmën e tij të ëmbël në SHBA duke qenë se ndalesa e radhës së Botërorit të Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Miamit që do të zhvillohet në fundjavën 1-3 maj.

