Një fotografi është bërë mjaft virale në rrjet pas shfaqet presidenti francez, Emmanuel Macron, duke ia bërë me sy Princeshës së Uellsit, Kate Middleton.

Ky gjest është bërë gjatë një darke gala në Kështjellën Windsor, teksa ata po ngrinin dolli. Në darkën gala morën pjesë edhe Mbreti Charles, Mick Jagger e Sir Elton John.

Fotografët kapën momentin pas videos virale të Macron dhe gruas së tij, Brigitte, duke mbërritur në Londër, kur ajo e injoroi atë.

Me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, Macron përshëndeti princeshën dhe bashkëshortin e saj, Princin William në aeroport.

Ai i puthi dorën, gjë që e habiti dukshëm princeshën. Shumë veta pyesnin veten nëse Macron kishte thyer protokollin mbretëror, por doli që nuk e kishte bërë. Nuk ka rregulla të rrepta sjelljeje kur takohen anëtarët e familjes mbretërore.

Edhe pse një përkulje e lehtë dhe një shtrëngim duarsh janë forma më e zakonshme e përshëndetjes, një puthje në dorë nuk është kundër protokollit dhe nuk është e pazakontë.

Presidenti Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të martën për një vizitë shtetërore tre-ditore.

Me të mbërritur në Aeroportin e Forcave Ajrore Mbretërore Northolt në Londër, kamerat kapën momentin kur Macron u përpoq ta ndihmonte gruan e tij të zbriste shkallët e aeroplanit, duke i zgjatur dorën.

Megjithatë, Brigitte vendosi të kapej pas parmakut dhe fillimisht e injoroi gjestin e tij.