Pas eksperiencës si opinioniste në “Big Brother VIP Albania 4”, Neda Balluku ka vendosur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.
Për herë të parë, Neda publikoi një foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e saj, duke zbuluar portretin e tyre publikisht.
Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Neda tregoi me humor se të dy vëllezërit dhanë pëlqimin për publikimin e fotos.
“Pas studiove të Big Brother, tani Instagrami i mamit u duket shaka”, shkruan opinionistja e njohur, duke e shoqëruar foton me simbole dashurie dhe humor.
