Romanca e lindur në Big Brother VIP Albania duket se nuk ka mbetur thjesht brenda mureve të shtëpisë.

Brikena dhe Mateo i thanë “Po” njëri-tjetrit në altar gjatë spektaklit, duke ndjekur një nga traditat më të komentuara të formatit. Por ajo që po tërheq vëmendjen tani është fakti se ata vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë simbol edhe jashtë lojës.

Së fundmi, Mateo ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shihet duke i mbajtur dorën Brikenës, ndërsa në qendër të vëmendjes janë unazat e tyre, një detaj që fansat e kanë interpretuar si një sinjal të qartë se lidhja e tyre po vazhdon seriozisht.

Edhe pse jetojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë, çifti duket se po gjen mënyra për të kaluar kohë së bashku, duke e bërë distancën pothuajse të papërfillshme.

Tani mbetet për t’u parë, është kjo një histori që do të zgjasë apo thjesht një romancë që po jeton momentin e saj më të bukur?