Princ Leka dhe Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë, me një ceremoni që është zhvilluar në një resort luksoz në Sarandë.

Fotot nga eventi janë bërë publike sot, duke treguar momente nga dasma e çiftit, e cila është mbajtur në rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.

Ceremonia e dasmës u zhvillua në Kep Merli, një vend idilik buzë detit, i dekoruar me kujdes të jashtëzakonshëm për këtë ditë të veçantë. Ambienti luksoz dhe detajet elegante e bënë të gjithë atmosferën magjike dhe intime, duke krijuar një skenë perfekte për këtë moment historik në jetën e çiftit.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Ceremonia është zhvilluar në bregdet, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të ftuarit apo organizimin.