Cardi B ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku reperja me famë botërore shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Videoja është publikuar nga grimieri shqiptar Kevi Kodra, i cili jeton dhe punon në Los Angeles dhe është takuar me artisten amerikane.

Në pamjet e publikuara, Kodra i tregon Cardi B-së se si të formojë shqiponjën me duar, ndërsa reperja përpiqet ta imitojë dhe më pas e realizon gjestin. Gjatë momentit, Cardi B dëgjohet të thotë edhe “Shqipëri e madhe”. Kodra tregoi se reperja kishte folur me simpati për shqiptarët me të cilët ishte rritur. “Ajo tha se shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë ‘të fortë’. Unë ia ktheva: ‘Jam i forti i make up-it’”, shkroi ai krahas videos.

