Muzikanti i njohur, Machine Gun Kelly, i bëri një dhuratë të veçantë vajzës së tij, Casie, për ditëlindjen e 16.
Gjatë eventit të tij “MGK Day” në Cleveland, Ohio, artisti 35-vjeçar i dhuroi asaj një makinë “Acura TLX” të zezë, makinën e ëndrrave të saj.
Në një video emocionuese që u përhap shpejt në rrjetet sociale, 16-vjeçarja shfaqet e befasuar dhe menjëherë përqafon babain.
Para se të hipte në makinë, Kelly i kujtoi rregullin numër një: “Mos nga si unë”, të cilës ajo iu përgjigj me humor: “Saktë”.
Casie u shpreh se tani i mbetet vetëm të nxjerrë patentën për të mundur të ngasë makinën e re.