Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 36-vjetorin e lindjes, ndërsa vëmendjen këtë herë e ka marrë një dedikim mjaft i ndjerë nga familja e saj.
Ka qenë babai i artistes, Besnik Ora, ai që ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar disa fotografi të Ritës nga vitet e saj të fëmijërisë, duke rikthyer kujtime të bukura familjare.
Krahas fotove, Besniku ka ndarë edhe disa fjalë plot dashuri për të bijën, duke i uruar lumturi dhe një ditë sa më të bukur, në këtë përvjetor të veçantë.
Urimit i janë bashkuar edhe dy personat e tjera të familjes, nëna e saj Vera dhe motra Elena, të cilat kanë lënë komente me emoji zemrash në postimin e tij.

