Selin Bollati ka treguar përmes rrjeteve sociale se ditët e fundit është përballur me një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania ka bërë të ditur se prej rreth tre ditësh ka pasur temperaturë deri në 38.5°C, dhimbje të forta fyti dhe bajamesh, si dhe dhimbje koke.

Për shkak të gjendjes së rënduar, Selin ka pasur nevojë edhe për serume, ndërsa përmes postimeve në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit momente nga këto ditë të vështira.
Megjithatë, pavarësisht simptomave, ajo duket se nuk ka ndërmend të ndalë angazhimet profesionale. Selin ka treguar se po përpiqet të punojë gjatë ditës dhe të marrë trajtim në mbrëmje, me shpresën që të jetë më mirë ditën pasuese.

Edhe në këtë situatë, ish-banorja e BBVA ka zgjedhur ta përballojë gjendjen me humor dhe pozitivitet, duke mbajtur ndjekësit të informuar për atë që po kalon. Që prej përfundimit të formatit, Selin ka vijuar të jetë aktive në projekte dhe angazhime të ndryshme profesionale.
