Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur që të gjejë dhe të takohet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Nëpërmjet postimeve të tij në Instagram, ai tregoi se i ofroi strehim në një hotel për 3 javë, e mori në restorant ku pas kaq kohësh u dëgjua Parashqevia të këndonte shqip. Pak më parë, biznesmeni ka postuar dhe një foto tjetër, ku tregon se Parashqevia po ndjek LIVE emisionin e Top Story, ku po flitet për të.
E rehatuar në dhomën e hotelit, artistja ikonike që preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, tashme e di se shumë vendi i saj e do dhe sa shqiptarët duan ta ndihmojnë.
