Vajza e ish-çiftit të njohur, Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremit, ka festuar së fundmi semi-maturën, një ditë që shënon përfundimin e shkollës 9-vjeçare dhe hyrjen në një kapitull të ri: fillimin e gjimnazit.
Kjo ditë e veçantë nuk ka kaluar pa një urim të ndjerë nga vetë këngëtari i njohur, i cili ndau në profilin e tij në “Instagram” disa foto të veçanta të vajzës.
Në një nga fotografitë, babë e bijë shihen të përqafuar, duke reflektuar lidhjen e fortë mes tyre. Krahas postimit, Blero shkroi një dedikim të shkurtër por plot emocion:
“Shpirti i shpirti tem. Urime semi-maturën. Të don babi pa kufi.”
Një postim për këtë ditë të veçantë për Tarën e ka bërë edhe aktorja e njohur dhe krahas imazheve të postuara në “Instagram”-in e saj, Teuta shkruan:
“Semi maturantja ime Tara. Paç shëndet dhe të priftë e mbara ty dhe gjithë gjeneratën tënde”.