Fotografi belg nënujor Stefan Panis zbuloi një shishe Guinness 162-vjeçare teksa eksploronte një anije të mbytur në brigjet e Anglisë. Shishja, e cila ishte e paprekur, mbante etiketën “Guinness” dhe datën 1864. Zbulimi mund t’u ndihmojë shkencëtarëve të rikrijojnë recetën origjinale të Guinness-it.

Stefan Panis thotë se planifikon të riktheheti në vendin e anijes së mbytur, me shpresën se do të gjejë edhe më shumë shishe.

