Justin Timberlake e ka përshkruar dasmën e tij me Jessica Biel si një fantazi të madhe dhe ka shtuar se aktorja dhe e fejuara e tij prej disa vitesh dukej “gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë” e veshur me fustanin e nusërisë.


Pohimi i këngëtarit 31-vjeçar është bërë pas publikimit të fotos së parë të dasmë së tyre italiane, në faqet e revistës amerikane ‘People’. Në kopertinën e revistës, Justin i veshur me kostumin e dhëndrit duket në qiellin shtatë teksa ka kërcyer nga gëzimi, ndërsa bashkëshortja e tij, Jessica Biel është ulur qetësisht pranë këngëtarit.

Fotoja e dasmës, e cila thuhet se kushtoi 6, 5 mln dollarë, u shit ekskluzivisht për “People” për një shumë prej 300 mijë dollarë.


Jessica, 30 vjeçe duket mahnitëse në ditën e saj të dasmës, ku mesa vihet re ka vendosur të zëvendësojë vellon e bardhë me një fustan ngjyrë rozë të ëmbël, i cili i shkon shumë.

Sa i përket ceremonisë së dasmës së tyre romantike, e cila u zhvillua në Itali, çifti janë shprehur të dy shumë entuziastë dhe e kanë përshkruar si një moment të mrekullueshëm e të paharrueshëm.

24 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)