Miss “BumBum”, Suzy Cortez, ka festuar mbrëmë për Argjentinën, e cila arriti që të kalonte në finalen e Kupës së Botës që mbahet në Katar.

Ajo postoi në rrjetet sociale disa fotografi ku nuk i linte vend imagjinatës, pasi u shfaq e mbuluar vetëm me bojë trupi.

Suzy, e cila është nga Brazili, ka fituar konkursin vjetor të bukurisë miss “BumBum” në vitin 2015. Ajo njihet si një fanse e çmendur e futbollistit të famshëm, Lionel Messi.

Gjatë këtij Botërori, ajo e ka mbështetur në çdo ndeshje Messi-n dhe në profilet e saj në rrjetet sociale poston foto seksi me flamurin e Argjentinës.

Madje kujtojmë se ajo ka gjithashtu tatuazh portretin e yllit të futbollit dhe e ka të bërë afër pjesës intime. Ndërkohë në fotot e fundit ku festonte për fitoren e Argjentinës kundër Kroacisë, ajo shfaqet e gjitha lakuriq dhe e lyer me bojë me ngjyrat bardh e kaltër si dhe me numrin e Messi-t në kurriz.